Videos Photos Earthquakes
Top News - Hollywood në zi/ Ndërron jetë aktori i njohur amerikan
2 months ago
Jahmil French, i njohur për rolin e tij në serialin për adoleshent “Degrassi” ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. “Me një zemër të rëndë unë konfirmoj vdekjen e një miku dhe klienti të dashur, Jahmil French. Ai do të mbahet mend nga shumë njerëz për pasionin e tij për artet, angazhimin e tij dhe personalitetin e tij të gjallë. Unë kërkoj që të mbani familjen dhe miqtë e tij në mendimet dhe lutjet tuaja në këtë kohë të vështirë”, tha përfaqësuesi i aktorit të njohur në një deklaratë. Nuk kanë munguar as ngushëllimet për familjen nga ana e aktorëve të famshëm të cilët janë shokuar nga ky lajm tragjik. Ndër to ishte edhe Stefan Brogren, aktori, producenti dhe regjisori kanadez, i cili ishte një anëtar i kastit të serialit “Degrassi”. Ai nuk nguroi të vlerësonte aktorin për performancën e tij në shfaqje.“Ai e interpretoi Dejv me kaq ndjeshmëri dhe mendim dhe mund të më bënte të qeshja. Ishte një kënaqësi të punoja me të dhe ai do të më mungojë. Kjo është një humbje e madhe”, shkroi Brogren. Për me tepër Jahmil French njihet edhe për rolin në “Soundtrack” të Netflix, seritë “Let’s Get Physical” dhe filmin “Boost”. Krijuesi i “Soundtrack” Joshua Safran në Tëitter i dha nderime yllit që sapo u shua, duke shkruar, “Mund të konfirmoj se miku im më i mirë, bashkëpunëtori dhe gjithë frymëzimi, Jahmil French, vdiq dje”. Ndërkohë, akoma nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së aktorit. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Hollywood#TopChannel
More information about Jahmil French Degrassi
Top News - Hollywood në zi/ Ndërron jetë aktori i njohur amerikan
Latest Videos on TrendGorilla.com